Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shekulli Online, 19.05.2010

FJALA E PLOTE E RAMES – Kryetari i PS Edi Rama, ka kerkuar sot ne mbremje mbylljen e greves se urise dhe ka njoftuar nisjen e bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha neser ne Stasburg. Rama ka lene te kuptohet ne fjalen e tij se ka nje garanci nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes. Por ai ka theksuar se nese transparenca nuk arrihet, protesta nuk do ndalet.

Edi Rama me greviste
Mbyllja e grevës së urisë 19 ditore

‘…Le të urojmë miq, të dashur motra dhe vëllezër, qytetarë e qytetare të këtij vendi, se nesër është dita e mbarë, por ne nuk zmbrapsemi dhe jemi të gatshëm për përpjekje e sakrifica të reja në…

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Ka disa ditë që po ringjallen debate mbi rolin e mundshëm të Ilir Metës në këtë krizë politike. Hamendjet e para filluan kur u mësua se zoti Meta u kishte dhënë garanci ndërkombëtarëve në Bruksel dhe Tiranë për marrëveshjen e përfolur nga ambasadori i OSBE. Po mbi të gjitha përfolja e rolit të Ilir Metës në mundësinë e një zgjidhje politike për krizën, vjen nga llogaritë e gabuara mbi të ardhmen e paqartë politike të tij dhe shpresën se mos ai ka fuqi të marr vendime politike për ët dal nga koalicioni.

Në të vërtetë një zgjidhje që do të vinte nga faktorët politikë, do të ishte e…

SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PËR KRYETARIN E LDK-SË DR. FATMIR SEJDIU

Shefqet DIBRANI

Shkruan: Shefqet DIBRANI*

Kryetari i LDK-së dr. Fatmir Sejdiu nëse është i vetëdijshëm se partia e tij ka pësuar humbje katastrofale në zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën në vitin e sivjetmë, duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga kreu i LDK-së, bashkë me ¾ e kryesisë qendrore, që edhe ata duhet të largohen sa më parë nga kryesia e LDK-së. Këtë akt moral duhet ta bëjnë nëse me të vërtetë nuk kanë qëllim ta shkatërrojnë përfundimisht LDK-në, e cila si parti ka dhënë shumë për Kosovën, dhe tani është para kolapsit të vërtetë nga krizat e mëdha në fushën…

Qemal Stafa dhe Xhemal Broja

Agron Luka, 17.05.2010

Gjyqi zogist, fillimisht i akuzoi për përmbysje të regjimit me revolucion. Zogu I kishte menduar t’ia bënte qejfin Duçes, mirëpo shumë shpejt e kuptoi se gaboi rëndë, sepse Duçja e shfrytëzoi rastin “për t’i ardhur në ndihmë urgjentisht”.

Kështu edhe akuzat dalë e ngadalë filluan të ndryshonin dhe të zbuteshin. Gjatë procesit gjyqësor, situata precipitoi me shpejtësi dhe tashmë po shihej qartë se agresioni dhe okupacioni fashit italian ishte te porta.

Historiografia zyrtare, sipas diktatit dhe stilit letraro-historik romancier, ia dedikoi ekskluzivisht vjershën “Shokut të Prangave”, shokut Vasil Shanto, megjithëse në dorëshkrim nuk dukej gjëkundi ndonjë dedikim për Vasil Shanton.

Mbi dorëshkrimin, një dorë kishte…

Arben Rrozhani

Arben Rrozhani, 18.05.2010

“Shënomëni edhe mua”, një titull drame shqiptare shkon shumë për një dramë të ditëve të sotme: atë që po luhet në sheshin mes zyrave të Ekzekutivit dhe të Legjislativit, ku mbi 150 shpirtra për minutë e më të drobitur janë sot në ditën e 18-të të grevës së urisë.

Ky titull dramatik shkon shumë dhe me dëshirën e shumë njerëzve që sapo t’i lënë të futen atje tek ato çadra që janë bërë prej mbrëmjes së 30 prillit simboli i rezistencës që një populli të bashkuar rreth politikës që nuk kërkon asgjë më shumë se të shohë çfarë bëri qeveria e shkuar dhe kryeministri i sotëm me votën e 28…

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Opozita shqiptare po përballet me pasojat shëndetësore dhe fizike që vijnë nga tejzgjatja e krizës politike në vend, pasi dhjetëra grevistë të urisë po dërgohen çdo orë në spital në gjendje kritike. Situata e cila rëndohet nga çasti në çast, natyrisht që ka futur në vështirësi lidershipin e opozitës rreth marrjes së një vendimi teknik për vazhdimin e protestës. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar socialist, është vendim politik, i cili garanton vazhdimin e grevës dhe protestave në rrugë. Por përballë opozitës tanimë gjenden dy mundësi teknike për ta vazhduar grevën. E para është që të zëvendësohen grevistët e larguar për arsye shëndetësore.

Edhe pse e gjitha është thjesht një…

Nga TemA

13 qytetare nga Shkodra janë arrestuar sot në mëngjes dhe janë shoqëruar të lidhur me pranga për në Tiranë. Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmon lajmin, por nuk sqaron arsyet përse protestuesit e arrestuar të opozitës në Shkodër janë sjellë në Tiranë. Ndaj tyre duket se rëndon akzua për bllokimin e rrugës në Bushat javën e kaluar.

Një avokate e të arrestuarëve i tha gazetës Tema, se klenti i saj u arrestua në orën 7 30 minuta në mëngjes, ndërkohë që ishte duke shkuar për në punë.

Të arrestuarve ende nuk ju kanë komunikuar akuzën. Sipas ligjit ata duhet të mbahen 10 orë, pa ju komunikuar akuza, ose duhet të lihen të lirë. Ndalimi i tyre është bërë në kundërshtim me ligjin pasi normalisht ata vetëm duhet…

Skënder Minxhozi

Skënder Minxhozi

Ambasadori i OSBE, Robert Bosh, ndodhet prej ditësh në mesin e një incidenti politiko-diplomatik, pas një deklarimi publik, ku informonte se palët kanë në dorë një projekt për zgjidhjen e krizës, i cili kishte përkrahjen e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë, të SHBA dhe BE. Vetëm pak orë më vonë, ndërkohë që PS shprehej se një draft i tillë ekzistonte dhe se e përkrahte atë, ambasadori do të përgënjeshtrohej po publikisht nga Kryeministri, i cili nuk mungonte as ta konsideronte atë tërthorazi si një zëdhënës të interesave politike të opozitës. Sikur të mos mjaftonte kjo, kreu i delegacionit të BE-së, pak orë më vonë, praktikisht i dha të drejtë qeverisë, duke hedhur poshtë kolegun…

Nga Korrieri, 18 Maj 2010

Ju kujtohen zgjedhjet e manipuluara të 1996-s, dhe suporti i zonjës Pack për Berishën, kurse nga ana tjetër sulmonte opozitën që rrihej barbarisht në shesh nga Gazidede e Agim Shehu. Ju kujtohet gjithashtu mbështetja fanatike e saj për Berishën në kohën e firmave piramidale, në prag të kolapsit të vendit.

Po më 1998-n, ju kujtohet kur për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit vendi ishte në prag destabilizimi, ndërsa zonja Pack sulmonte opozitën (Berishën), gjë që e acaroi edhe më keq situaten, dhe pothuajse gjërat shkuan në kolaps.

Dhe së fundi, ju kujtohet e premtja e kaluar (14 maj) kur opozita do bënte mitingun në Tiranë, ndërsa vijonte tronditshëm greva e urisë, kur papritur shfaqet në mëngjes Doris Pack, dhe nëpërmjet një…

Preç Zogaj

Preç Zogaj, 17.05.2010

Hetimi i kutive ku mbahen materialet zgjedhore dhe konservimi i kutive ku mbahen fletët e votimit, në pritje të një opinioni nga Komisioni i Venecias. Kjo është formula më e fundit për zgjidhjen e krizës. Nuk ka dalë nga opozita. Propozuesit dhe njoftuesit, në përgjithësi, kanë qenë dhe janë të paanshëm në raport me palët në krizë.

Madje ambasadori i OSBE-së, zoti Boch, e ka rënduar disa herë opozitën me të folurën e tij pa doreza. Për ketë shkak, lajmi që ai dha pardje se kishte një “kompromis shumë të mirë”, u prit me skepticizëm, për të mos thënë me dyshim nga disa politikanë të opozitës.

Çfarë mund të…

Ardian Klosi

Ardian Klosi, 17.05.2010

Kujt i bie rruga shpesh natën vonë bulevardit të Tiranës, pa tjetër që do të ketë parë dy silueta burrash që bëjnë shëtitjen e tyre nokturne herë mbi njërin e herë mbi tjetrin trotuar.

Janë diku në mes të të pesëdhjetave, i pari me flokë të qethura shkurt, me syze e mustaqe, i dyti me leshra të zgjatura, trup të ngjallmë e sy gati të zhdukur nën palat e fytyrës, pak a shumë të shkurtër të dy.

Shëtitja e tyre është e ngadaltë dhe e qetë, me duart në xhepat e pardesyve të gufuara, herë-herë mbajnë hapin si të mos bien dakord mes diskutimit që bëjnë pastaj, duket si…

Artan Lame

Nuk besoj se ka ndonjë të djathtë normal që nuk ka qeshur me vete këto ditë kur sheh njoftimin e përditshëm: “Shkon në aq e kaq numri i intelektualëve që shprehen kundër grevës së urisë”. Kishte kohë, ndonjë çerek shekulli, që nuk dëgjonim të rreshtoheshin kështu intelektualët për të mbështetur nismat e Partisë.

Nuk besoj se ka ndonjë të majtë normal që nuk ka qeshur me vete këto ditë, kur dëgjonte Avokatin që nga tribuna ju jepte porosi artistëve të rinj të fillonin nga kompozimi i këngës së lirisë. Kishte kohë, ndonjë çerek shekulli, që nuk dëgjonim shokun Enver t’u jepte direktiva intelektualëve se ç’duhej të shkruanin, si të kompozonin a qysh të pikturonin.

Që të merremi vesht, nuk kam ndër mend t’i hyj debatit…

Rudina Seseri

Rudina Seseri, 17.05.2010

Ndërsa kriza e rëndë politike e Shqipërisë është pranuar ndërkombëtarisht, zgjidhja e saj është lënë qartazi për një kohë të gjatë në dorë të faktorëve të brendshëm politikë. Ky qëndrim, në dukje, është i përligjur. Shqipëria ka përparuar në proceset integruese dhe kjo nënkupton një shkallë të mjaftueshme pjekurie demokratike për t’i zgjidhur vetë problemet e brendshme të vendit. Në dukje ngjan kështu, sepse për ata që e njohin mirë realitetin shqiptar, kjo gjë po tingëllon gjithnjë e më shumë si jo realiste.

Krizën duhet ta zgjidhin ata që janë përgjegjësit dhe shkaktarët e saj. Kjo është një temë e debatuar gjerësisht këto kohë brenda dhe jashtë vendit. Po ndërkombëtarët…

Adrian Civici

ADRIAN CIVICI, 17.05.2010

Evropa dhe monedha e përbashkët evropiane, euro, duket se po ndodhen përpara një prove të vështirë. Ndoshta më e vështira që nga e koha e krijimit të tyre. Kriza greke, megjithëse për nga përmasat e saj mund të konsiderohet si një problem minor në raport me fuqinë ekonomike e financiare të Evropës, duket se dëmin më të madh e bëri duke hapur “kutinë e Pandorës” dhe nxjerrë prej saj shqetësime e sfida të jashtëzakonshme. Debatet dhe përpjekjet duket se po grupohen në dy problematika të mëdha. Së pari, eficenca e projektit evropian dhe domosdoshmëria e reformimit thelbësor të tij dhe së dyti, roli dhe mundësitë e euros për të përballuar sfidat…

Shekulli Online, 16.05.2010

Ish-presidenti propozon disa variante për të zgjidhur krizën dhe për të afruar palët në bisedime

Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet të shohim kutitë

“Nëse ne nuk do të mësohemi të respektojmë njëri- tjetrin nuk do të na respektojnë edhe të tjerët”. Ish-presidenti i republikës, z.Alfred Moisiu niset nga një përvojë e hidhur personale e pak ditëve më parë, kur gjeti mbyllur sallën VIP në aeroportin e Rinasit, ndërsa kthehej nga parada e Moskës, me rastin e 65-vjetorit të fitores mbi nazizmin.

Dhe jep mesazhin që është përsëritur jo pak herë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, se kjo mënyrë sjelljeje na ka zhytur në inferioritet dhe presim që zgjidhjet të na i japin të huajt.

80-vjeçari që disa herë është shprehur…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats