Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Don Marjan Ukaj

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX karakterizohej me luftëra të paepura për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimet e huaja. Në këtë periudhë nga trungu i popullit tonë të shumëvuajtur dolën Rilindës trima dhe mendjendritur, që me armë dhe penë i dolën zot Atdheut. Atëherë kur Qeveritë e Mëdha i coptuan trojet tona, ndërsa Kulshedra e kuqe po përgatitej ta vënte nën kthetrat e veta kombin tonë të lashtë, në një familje të tillë, në qytetin e Shkupit, me 26 gusht 1910 Zoti e solli në jetë Gonxhe Bojaxhiun, e cila më vonë u kuptua si më i madhi peshqesh për popullin tonë dhe botën.

Denis Dedej, 30.08.2010

Deputeti i PS deklaroi dje se diskutimi rreth faktit se janë apo nuk janë materiale zgjedhore fletët e votimit, është absurd

Ish-kryeministri paralajmëron: Aktualisht jemi në një kolaps politik dhe rrezikojmë stanjacionin

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shprehu dje mendimin se debati i mirëfilltë që bëhet aktualisht për transparencën e zgjedhjeve nuk është një debat profesional, se sa një debat politik.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “Shekulli”, zyrtari lartë socialist deklaroi se për mënyrën se si ka ecur procesi prej një viti është e qartë se nëpërmjet këtij debati, në një mënyrë apo tjetër, po qartësohet mënyra dhe cilësia e qeverisjes në Shqipëri.

“Aktualisht jemi në një…

Gjon Bruçi, 30.08.2010

Me gjithë përbetimet e fushatave elektorale dhe deklaratat e kundërdeklaratat e përditshme të politikano-pushtetarëve tanë për luftën pa kompromis e tolerancë zero ndaj korrupsionit, ky i fundit po përparon, po lulëzon e po buçkaritet çdo ditë e më shumë dhe galopi i tij nuk ka të ndalur.

Nëse deri dje “Zoti Korrupsion” edhe maskohej, apo lëvrinte natën e në terr, për t’iu shmangur syve të botës, tani jo vetëm ka dyfishuar vrapin, por rend pa frikë e drojë në mes të ditës, në mes të fushës e bash para syve e hundëve të qytetarëve.

Kjo ndodh, sepse ashtu siç e thotë saktë zoti Armand Vinçani në shkrimin e djeshëm tek “Shekulli”, korrupsioni tashmë është bërë legjitim, çka do të thotë se ai ka fituar…

Jeton Neziraj, 30.08.2010

Në tre vjetorin e vdekjes së Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i të cilit kapërceu mbi urrejtjen dhe patologjinë nacional-shoviniste primitive.

Pamja e parë – Escargot

Pak kohë mbas vdekjes së Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti “Escargot”, në qendër të Prishtinës, në të cilin, gjatë dy viteve të fundit të jetës ai kaloi pjesën më të madhe të kohës. Ka pasur tavolinën e preferuar, aty afër dritares dhe, kur ajo tavolinë ishte e zënë, e kishte vështirë të ulej në tavolinë tjetër.

Në krejt këtë ritual, nuk kishte thuaj asgjë të pazakonshme: thjesht, rrinte, pinte kafe, lexonte gazeta dhe mandej, si zakonisht, pinte edhe raki. Pinte me ish-studentë…

Andrea Stefani

Po bëhet e qartë si drita e diellit se këmbëngulja e pozitës për të mos hapur kutitë e fletëve të votimit, me pretendimin se ato nuk përfshihen në materialin zgjedhor, nuk qëndron dhe është një përpjekje e kundërligjshme për të bllokuar transparencën “me ligj”. Për të kundërshtuar këtë alibi të qeverisë, kritikët e saj dhe opozita i ishin referuar, deri më sot, një numri nenesh të Kodit Zgjedhor që i klasifikonin qartazi fletët e votimit si pjesë e “materialit zgjedhor”. Por tashmë ka dalë në dritë edhe një tjetër dokument tepër i rëndësishëm. Është një udhëzim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i nxjerrë që në mars të vitit 2009, që…

Nga KOLORETO CUKALI, 29.08.2010

Mbushja e Tiranës me postera, banderola e me flamuj bardh e blu, më bëri të mendoj: “qenka festë e PD-së”. Mirë bluja, po kjo e bardha ç’do? E bardha, shenja e dorëzimit, nuk bën pjesë në arsenalin e flamujve të PD! Pastaj, u desh një beze e madhe me fytyrën e Nënë Terezës dhe me emrin e kryeministrit poshtë që të kuptoja që është ditëlindja e Nënë Terezës. Mundësuar nga… nën kujdesin e veçantë të… Në këtë vend, as ditëlindja e Nënë Terezës nuk vjen dot po nuk deshi Kryeministri! Mirëpo, duke parë tërë këto shpenzime, madje, këtë histeri të përvitshme, u riktheva te pyetja bazë: pse?!…

nga MENTOR NAZARKO 25 Gusht 2010

Fushata e akuzave të ndërsjella për korrupsion midis opozitës dhe shumicës në pushtet ka arritur në një moment të paneglizhueshëm që meriton vëmendje. Për më shumë, ditët e fundit doli në vetë të parë në fushën e betejës Kryeministri Berisha. Themi në vetë të parë, pasi duke njohur teknologjinë e tij të marrëdhënieve publike, stilin e tij prej shkrimtari të munguar, në të gjitha deklarimet e deputetëve të PD-së, pa asnjë dyshim, është dora e tij.

Në gjithë angazhimin e tyre, në përzgjedhjen e fytyrave të reja që duhet të japin më shumë prova besnikërie, qëndron gjithashtu mendja e tij. Qëllimi i parë i dukshëm i tij është manipulimi i opinionit…

Në shnjestër

Hoteli “Union” është ndërtuar në vitin 1927, kohë kjo kur shqiptarët ishin të përndjekur dhe të përsekutuar. Kisha ortodokëse serbe shenjtëroi car Llazarin, kurse Sulltan Muratin e shenjtëruan legjendat. Po ashtu, Kisha ortodokëse serbe, e ngritur në territorin e Universitetit të Prishtinës, do të duhej të shndërrohet në muze mbi gjenocidin serb mbi shqiptarët etnik

Shkruan: Frrok KRISTAJ

Është konstatim gati se edhe i dëshmuar se shqiptarët kur janë ngushtë janë tolerant, janë të bashkuar, janë solidar dhe dijnë t’i rënditin aktivitetet në të mirë të çështjes kombëtare. Mirëpo, në momentin e çlirimit sikur harrojmë çdo gjë, e harrojmë shpejtë të keqen që e kemi përjetuar në kohë të liga, e harrojmë afrinë…

Don Marjan Ukaj

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX karakterizohej me luftëra të paepura për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimet e huaja. Në këtë periudhë nga trungu i popullit tonë të shumëvuajtur dolën Rilindës trima dhe mendjendritur, që me armë dhe penë i dolën zot Atdheut. Atëherë kur Qeveritë e Mëdha i coptuan trojet tona, ndërsa Kulshedra e kuqe po përgatitej ta vënte nën kthetrat e veta kombin tonë të lashtë, në një familje të tillë, në qytetin e Shkupit, me 26 gusht 1910 Zoti e solli në jetë Gonxhe Bojaxhiun, e cila më vonë u kuptua si më i madhi peshqesh për popullin tonë dhe…

Pierre – Pandeli Simsia

Qyteti im!
Ç’të ka rënë ky nur!
Kam mall, të shoh pas kaq vitesh
Po më dukesh më i bukur se kurrë!

Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën,
Që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur.
Unë piktor dua të bëhem për ty sot,
Në telajo të hedh mallin e pashuar…

Dua të pi pak ujë Bogove,
Ajrin e pastër të pishave të thith.
Të shoh diellin n’agim kur del mbi Tomorr,
Të udhëtoj në linjën Kombinat – Uznovë.

Erdha tek ti qyteti im!
Këto rrugica të shtruara me kalldrëm
Më çojnë në të largëtën fëmijëri.
Nuk u shmallkam dot me ty
Dhe pse i puth të…

25 Gusht 2010

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Topi të kërkojë referendum

Analiza/ Trockizmi i Ramës e populizmi i Berishës

E ndoqa me vëmendje të veçantë daljen publike të Aleksandër Biberajt para pak ditësh. Ai shtroi disa probleme të mprehta, që kanë të bëjnë mirëfilli me jetën institucionale të Partisë Demokratike.

Foli me kurajo dhe ndershmëri të vërtetë, por edhe me një dhembje të thellë, dhembje që i buron natyrshëm nga përkatësia e tij demokrate, qysh në themelimin e kësaj partie. Deri vitin e kaluar Biberaj konsiderohej në përgjithësi nga opinioni ynë publik si njëri nga politikanët tanë të rinj më të spikatur, çka nënkuptonte shpresën pozitive, që pjesë të konsiderueshme të shoqërisë sonë…

Preç Zogaj, 24.08.2010

Edhe kjo verë po kalon me pingpongun e përditshëm të akuzave për korrupsion midis shefit të opozitës, zotit Rama dhe shefit të shumicës, zotit Berisha. Që të mos na akuzojë kush se po e reduktojmë në mënyrë të padrejtë panoramën e gjerë të kësaj beteje gojore, duke lënë pa përmendur oratorët e tjerë që shkëmbehen çdo ditë në foltoret e pingpongiadës antikorrupsion, po e bëjmë të qartë qysh në krye se të gjithë këta deputetë dhe deputete flasin në emër dhe për llogari të shefave të tyre të lartpërmendur.

Më e pakta. Prandaj edhe ne s’kemi pse ta zgjasim se kështu tha filani dhe kështu ia ktheu filania, pastaj…

Fatos Nano, 24.08.2010

…Ndryshimi me të kaluarën kur qeverisnit ju, mocionistët, është evident: ne nuk qeverisim me pasione, por me ligje, ne nuk biem pre e emocioneve politike dhe arkaike, por i bindemi ligjit. Ne nuk rindërtojmë një luftë gjahu shtrigash siç ishin rastet qesharake të “drurit të arrës” kur doktori iu vërsul, në emër të luftës kundër korrupsionit ish-ministrit të vet të financave vetëm, sepse nuk po i bindej politikisht.

Ne nuk lejojmë të abuzohet me detyrën apo të anashkalohet ligji në emër të luftës së klasave, siç bënte doktori dhe siç pretendon se ta bëjë sërish, nëse vjen “por s’ka për të ardhur” në pushtet.

Ne nuk ndërtuam kompani biznesi pranë partive tona…

Artan Lame

SHQIPNI TAVOLINASH

BËJMË SIKUR BËJMË
Ne, vdekatarët e thjeshtë, nuk bëjmë dot punë të mëdha. Këto i bëjnë deputetët duke denoncuar njëri-tjetrin pa prajtun. Madje jo të gjithë deputetët, por vetëm ata të rinjtë mes tyre, se të tjerët merren me biznese. Ne të tjerët pastaj, merremi me vogëlsirat e kësaj bote, të shpëtojmë ndonjë shatërvan a kështjellë, të mbrojmë ndonjë park publik, a lulishte, a monument të rrezikuar.

Para ca ditësh më shkruante Ardian Klosi e më thosh pak a shumë kështu: “Nuk mund të vazhdojmë pa fund të harxhojmë energji për të mbrojtur e denoncuar raste të veçanta, por duhet t’ia dalim të godasim sistemin dhe të…

Nga: EDUARD ZALOSHNJA

Kjo gazetë paraqiti në numrin e saj të 23 gushtit paditë më të bujshme për shpifje të dy vjetëve të fundit, që i kanë bërë njëri-tjetrit politikanët shqiptarë. Siç raporton gazeta, numri i padive të tilla arrin në dhjetëra. Në pamje të parë, kjo sasi e madhe e padive për shpifje të krijon përshtypjen sikur në Shqipëri liria e fjalës sulmohet pareshtur. Në fakt, bash e kundërta është e vërtetë; liria e fjalës në Shqipëri ka pësuar një inflacion të frikshëm.

Liria e fjalës është një nga të drejtat më të rëndësishme që një shtet demokratik i garanton qytetarëve të tij. Kjo e drejtë, ndër të tjera, i jep…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats