Elisa Spiropali, 30.07.2010
Kryeministri ynë, lavditë të panumërta i dëshiron dhe të pafundme i ka. Dhe shumë mirë bën, dhe Zoti j’a shtoftë. Por, në mënyrë që, jo vetëm ai, nga fitorja në fitore… nga lavdia në lavdi, t’i shijojë sa më rehat lavditë e panumërta në këto 30 vite të numërta që i kanë mbetur, por edhe ne të tjerët të mos na merret fryma përgjatë atyre tre dekadave të ardhshme, duhet të bëjmë si të bëjmë që hakun të mos ia hamë, që lavditë e tij t’i qartësojmë, si dhe një përgjigje t’ia kthejmë.
Dhe mënyrë më të mirë se sistemi që vetë e shpiku vetë e kolaudoi, pra përmes notave që ai vetë aq merak i ka, të cilat me aq shkujdesje i shpërdan…