Kategoria

Kalendari i postimeve

Mars 2010
h m m e p s d
« Shk    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Arkivi

E vërteta për 2 prillin 1991

Intervista: Nena dhe vellai i Arben Brocit

(arkiv)

Më 2 prill të vitit 1991 i është dashur të lërë një orë mësimi për t’u nisur në spital, sepse i kishin treguar se të vëllan ia kishin vrarë. Artan Broci, atëherë ishte maturant, ndërsa sot, pas 15 vjetësh, përveçse vazhdon të jetë vëllai i një dëshmori, është edhe një ndër gjyqtarët më të njohur. Pas gjithë këtyre viteve, duket se ai jo vetëm është kujdesur që emri i vëllait të mbahet mend ashtu siç i takonte, por duke iu besuar shqisave të veta si jurist ruan me fanatizëm

– Vazhdo leximin: E vërteta për 2 prillin 1991

28 Qershori i Ruzhdistanit

Arben Rrozhani

Arben Rrozhani, 13.03.2010

Talebanët do të bëheshin keq po ta merrnin vesh. Atë që nuk bënë në Afganistanin e tyre të përgjakur prej disa dekadash, megjithëse i kishin kërcënuar votuesit se do t’ua prisnin edhe gishtat po t’ua shihnin me bojën identifikuese, e bënë sivëllezërit e tyre në Shqipëri. Në një vend në Ballkanin Perëndimor, ku prej 19 vitesh ligjërisht votohet lirshëm dhe ku vota është një e drejtë kushtetuese. Në një vend ku nisma kryesore e pushtetit është lëvizja lirshëm pas viza në hapësirën Shengen. Në një vend, ku zgjedhjet u mbajtën në një njëjtën kohë me

– Vazhdo leximin: 28 Qershori i Ruzhdistanit

A i di Meta punt’ e veta?!

Nga Zekerija Ibrahimi

Me 12 mars 2010 të gjitha mediat shqipe, po edhe ato serbe e të tjera njoftuan gjerë e gjatë se ministri i Jashtëm Shqiptar Ilir Meta, me ftesë të homologut të tij serb Vuk Jeremiq, qëndroi në vizitë në Beograd. Pastaj i pamë sesi u përshëndetën duke buzëqeshur vesh më vesh e sesi serbët edhe një herë deklaruan se sa të mirë janë shqiptarët e Shqipërisë dhe, që “t’i dijë Meta punt’ e veta”, edhe një herë na treguan se ata kanë problem vetëm me shqiptarët “e Kosmetit”, po edhe të gjithë ish-Jugosllavisë.

Nëse faqja

– Vazhdo leximin: A i di Meta punt’ e veta?!

Withers reagon ashpër: Projektligji mbi SHISH minon imazhin e Shqipërisë

Kryediplomati amerikan hedh dyshime mbi përdorimin politik të këtij institucioni. Apel për ta rishikuar me ekspertizë të huaj

John Withers

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers, reagoi dje ashpër ndaj projektligjit të ri për Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas tij, është me rëndësi jetike që Shërbimi Informativ i Shqipërisë të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. “Jemi të shqetësuar që projektligji i minon këto parime. Si rrjedhojë, ky projektligj i ngarkon përgjegjësi të reja brenda vendit Shërbimit Informativ të vendit, të cilat janë shqetësuese. Shqipëria ka punuar shumë për të përmirësuar imazhin

– Vazhdo leximin: Withers reagon ashpër: Projektligji mbi SHISH minon imazhin e Shqipërisë

Humbja e komunikimit me Perëndimin

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Qeveria shqiptare duket se ka humbur komunikimin normal me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, dhe po detyron partnerin më të rëndësishëm të Shqipërisë, të komunikojë publikisht problemet që ka me qeverinë shqiptare. Raporti i djeshëm i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ishte më i ngarkuari më vërejtje serioze se çdo raport tjetër dhjetë vitet e fundit. Në të vlerësohej qartë se vendi vuan nga korrupsioni, mosndëshkueshmëria me ligj, problemet elektorale dhe presioni i hapur mbi medien. Raporti kishte detajuar të gjitha rastet që ilustrojnë këto probleme, duke reflektuar kështu zyrtarisht

– Vazhdo leximin: Humbja e komunikimit me Perëndimin

‘Racizmi i tërthorte është po aq i keq sa ai i mirëfilltë’

Ismail Kadare

Ismail Kadare, 12.03.2010

SHËNIM I REDAKSISË:

Këto dy letra të dërguara dje pasdite drejtorëve të gazetës Shekulli në Shqipëri dhe gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Gjermani, janë dy reagime të shkruara nga shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, në përgjigje të dy artikujve të botuara në këto media në datat 8 dhe 9 mars. I pari (artikulli në FAZ) është shkruar nga Michael Martens, i dyti (në Shekulli) ku citohet artikulli i FAZ, është shkruar nga Ardian Klosi.

Zoti Drejtor,
Reagim dërguar gazetës «Frankfurter Allgemeine Zeitung

Lexova me një habi të madhe një shkrim të botuar në

– Vazhdo leximin: ‘Racizmi i tërthorte është po aq i keq sa ai i mirëfilltë’

PSE QEVERITARËT NUK I RESPEKTOJNË SEMAFORËT?

Mustafa Nano

Mustafa Nano

Zululand
Dje paradite, fiks në orën 09.55, m’u desh të kaloja nga njëra anë e unazës në tjetrën te semaforët e urës së madhe mbi bulevard. Me të shkelur në trotuar, u vura të prisja dritën jeshile të semaforit. Tok me të tjerë. Dhe sinjali i dritës së gjelbër nuk vonoi të vinte. Bash kur po matesha të hidhja hapin e parë, dy makina njëra pas tjetrës u dhanë me shpejtësi te këmbët e mia në shpërfillje të semaforëve, e ndërkohë që po bëhesha gati të shfryja kundër atyre grahësve transgresivë, në vesh më erdhi fishkëllima

– Vazhdo leximin: PSE QEVERITARËT NUK I RESPEKTOJNË SEMAFORËT?

Gjykata: Komisionerët e PD, çfarë bënë në Ruzhdie

Shekulli Online, 12.03.2010

Dosja “Ruzhdie”

Në deklarimet e tyre nuk kanë pranuar asnjërën prej akuzave të ngritura nga komisionerët e PS-së. Madje, të pestë kanë thënë të njëjtat fjalë, duke akuzuar kolegët e tyre të majtë se kanë prishur procesin, duke u ankuar dhe duke marrë në telefon dhe më pas duke ikur nga komisioni i qendrës 3052, bashkë me vulën e sekretarit.

Alibia e tyre është se komisionerët e PS-së e bënë qëllimisht këtë inskenim, pasi e panë se po vinin shumë votues dhe që të gjithë donin të votonin për PD-në, sepse thonë ata, Ruzhdia, ka votuar

– Vazhdo leximin: Gjykata: Komisionerët e PD, çfarë bënë në Ruzhdie

Kur flet Kryeministri ynë…

Bardhi Sejdarasi

Për hir të së vërtetës unë kam qenë më i vëmendshëm kur fliste Sali Berisha, ndërsa nuk e kam pasur të njëjtin interes kur flet Kryeministri ynë. Nuk është se kjo që po them është një diskordancë apo lojë fjalësh. Jo! Ja sepse: Kryeministri ynë foli pak ditë më parë për “Shqipërinë që po vrapon” dhe duke iu referuar një SMS-je në celularin e tij tha se iu dërgon “Një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha bizneseve shqiptare, të cilat shënuan në dy muajt e parë të vitit një rritje rekord të prodhimit dhe eksporteve të tyre.

– Vazhdo leximin: Kur flet Kryeministri ynë…

NDËRGJEGJJA HUMANITARE NË FUNKSION TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

(Hysen Ibrahimi, KOSOVA në zemrën e mërgatës në Suedi, Prishtinë 2009, 289, f.)

Popullit e atdheut mund ti ndihmojmë ne tri mënyra: Me dituri, me pasuri dhe me
trimëri (me jetë), duke sakrifikuar jetën për të. Në muajt e fundvitit 2009, doli nga
shtypi libri i autorit dhe veprimtarit, Hysen Ibrahimit, pjesëtar i mërgatës shqiptare në
Suedi, me titull: ”KOSOVA në zemrën e mërgatës ne Suedi”, ku spikaten mënyrat e format e
veprimtarisë së kësaj mërgate gjatë viteve 1998-2009, ku vihet në spikamë, përveç aktiviteteve
kulturore në këtë diasporë edhe ndërgjegjja humanitare në fuksion

– Vazhdo leximin: NDËRGJEGJJA HUMANITARE NË FUNKSION TË ÇËSHTJES KOMBËTARE