Rreth “Fjala e Lirë”
Fjala e Lirë është një faqe në WordPress, e cila është ndërtuar për të publikuar shkrime, komente dhe analiza të ndryshme me karakter kombëtar dhe mbarëshqiptar.
Fjala e Lirë është përkthyer plotësisht në shqip dhe versionin përkatës të shqipes e gjeni në versionin përkatës të WordPress, në faqen zyrtare të WordPress.org dhe në faqen tonë http://bmc.shkoder.net.
Dërgoni shkrimet tuaja për publikim në adresën tonë:
E-mail: info@shkoder.net
Me respekt,
Arben Çokaj
Administrator
Elton Xhanari, 09.09.2010
“Dëbimi im nga partia që themelova bashkë me Berluskonin, është qesharak. Mjaftuan dy orë mbledhje, pa prezencën time, dhe një motivacion që u përket faqeve më të errëta të stalinizmit.” Kështu foli të dielën Xhanfranko Fini, presidenti i Dhomës së Deputetëve, dhe lideri i forcës politike më të re në gjirin e së djathtës italiane.
Kanë kaluar vetëm dy vite që kur Aleanca Nacionale (Fini) dhe Forca Italia (Berluskoni), u shkrinë në një parti të vetme (Populli i Lirisë), e cila triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme. Thamë që kanë kaluar vetëm dy vite, por tashmë, pranvera e 2008-ës, duket prehistori.
Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, përveç njërës. Silvio Berluskoni është…
Preç Zogaj, 09.09.2010
Shndërrimi i rrufeshëm në euromilioner i ministrit Dritan Prifti i ka lënë pa gojë mjeshtrat e retorikës antikorrupsion të qeverisë. Po të kërkonte kjo qeveri një këshillë se si mund të dilet me sa më pak dëme nga rrethimi i aferave të këtij lloji, këshilla më e mirë që do t’i jepte një mendje djallëzore do të ishte anekdota e anijes me balenat. Për të shmangur ndekjen nga balenat , kapiteni urdhëron hedhjen në det të disa fuçive boshe.
Balenat, në vend që të ndjekin anijen, ndjekin fuçitë. Zbërthimi i kësaj anekdote në rastin tonë do të ishte ky: mënyra më e mirë për të çarë rrethimin e akuzave…
nga BELINA BUDINI, 04 Shtator 2010
Nëpërmjet mediave, por pa ndërhyrjen e tyre… Ky është stili i PR-it si i vetmi aktivitet politik që dominoi politikën e verës në Shqipëri dhe po vijon për inerci edhe në këto ditë të para vjeshte. Metoda e politikës së foltores nuk është më thjesht një shfaqje bajate, pasi ka marrë përmasa shqetësuese duke kompromentuar në këtë praktikë edhe mediat, që i ka tërhequr në lehtësinë e vet të papërballueshme. Megjithëse nuk është dukuri edhe aq e re në qytet, për shtrirjen dhe intensitetin që ka marrë meriton vëmendje dhe qasje kritike. Si forma të aktivitetit…
politik “made in Albania”, këto “dalje në media” vështirë se…