Armiku i lig ta prish edhe ditën e mortit

0
631
Gjergj Kastrioti

Nue Oroshi

Sot e 554 vjet më parë më 17 janar 1468 u nda nga jeta heroi më i madh i të gjithë shqiptarëve Gjergj Gjon Kastrioti. Kjo është një ditë ku shqiptaria ka mort. Në këtë ditë të gjithë politikanët nga të gjitha trevat shqiptare është dashur ta vizitojnë vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë. Por fati i keq është kur e ke armikun të ligë ai ta prishë edhe ditën e mortit, dhe mundohet ta shënderroj në darsëm apo festë.

Po si nuk i mjaftuan sulltan Erdoganit që edhe vet nukë e di se çfarë prejardhje kombëtare ka që ta vizitoj Shqipërinë, 364 ditë të tjera dhe e gjeti pikërisht ditën e mortit të Shqiptarisë që ta vizitoj Shqipërinë. Por ky nuk ka faj. Faji është tek ky mekshi apo kishku ynë Edi Rama, personi i cili e ka humbë vetëdijen dhe ka kohë të gjatë që gjindet në komën politike. Kjo komë politike e këtij mekshi ka orientimin e vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë, që ësht shfaqur hapur permes ides se Serbis per Ballkanin e hapur, ku Erdogani, Rama edhe Vuqiqi kanë një shef të përbashkët Putinin.

Kishk kuptoje more i mjerë se orientimi i shqiptarëve është në vijën politike Berlin-Bruksel-Washington. Lavdi marrisë, rrnoftë Shqiperia Etnike, jashtë vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë. Shqiperia është e shqiptarëve e jo e klyshve të Miskovit kanë thënë dikur atdhetarët shqiptarë edhe pse kishku ynë Edi Rama e ka një vella biologjik në Rusi, si pasojë e martesës se babait të tij Kristaqit me një grua ruse. Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e perëndimit, e ky kishku mundet mi zgjedh tre vende për varr: Beogradin, Stambollin apo Moskën. Shqipëra e shqiptarëve-Vdekje tradhtarëve!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.