Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Qeveria shqiptare duket se ka humbur komunikimin normal me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, dhe po detyron partnerin më të rëndësishëm të Shqipërisë, të komunikojë publikisht problemet që ka me qeverinë shqiptare. Raporti i djeshëm i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ishte më i ngarkuari më vërejtje serioze se çdo raport tjetër dhjetë vitet e fundit. Në të vlerësohej qartë se vendi vuan nga korrupsioni, mosndëshkueshmëria me ligj, problemet elektorale dhe presioni i hapur mbi medien. Raporti kishte detajuar të gjitha rastet që ilustrojnë këto probleme, duke reflektuar kështu zyrtarisht pikëpamjet e kundërta që qeveria amerikane ka me qeverinë e zotit Berisha lidhur me krizën elektorale…