Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 12 Mars 2010

Ismail Kadare

Ismail Kadare, 12.03.2010

SHËNIM I REDAKSISË:

Këto dy letra të dërguara dje pasdite drejtorëve të gazetës Shekulli në Shqipëri dhe gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Gjermani, janë dy reagime të shkruara nga shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, në përgjigje të dy artikujve të botuara në këto media në datat 8 dhe 9 mars. I pari (artikulli në FAZ) është shkruar nga Michael Martens, i dyti (në Shekulli) ku citohet artikulli i FAZ, është shkruar nga Ardian Klosi.

Zoti Drejtor,
Reagim dërguar gazetës «Frankfurter Allgemeine Zeitung

Lexova me një habi të madhe një shkrim të botuar në gazetën tuaj, më 8 mars 2010, shkruar prej gazetarit Michael Martens. Si shkrimtar jam…

Mustafa Nano

Mustafa Nano

Zululand
Dje paradite, fiks në orën 09.55, m’u desh të kaloja nga njëra anë e unazës në tjetrën te semaforët e urës së madhe mbi bulevard. Me të shkelur në trotuar, u vura të prisja dritën jeshile të semaforit. Tok me të tjerë. Dhe sinjali i dritës së gjelbër nuk vonoi të vinte. Bash kur po matesha të hidhja hapin e parë, dy makina njëra pas tjetrës u dhanë me shpejtësi te këmbët e mia në shpërfillje të semaforëve, e ndërkohë që po bëhesha gati të shfryja kundër atyre grahësve transgresivë, në vesh më erdhi fishkëllima e bilbilit të policit të qarkullimit, një djalë i ri shtatlartë, që shërbente në atë kryqëzim…

Shekulli Online, 12.03.2010

Dosja “Ruzhdie”

Në deklarimet e tyre nuk kanë pranuar asnjërën prej akuzave të ngritura nga komisionerët e PS-së. Madje, të pestë kanë thënë të njëjtat fjalë, duke akuzuar kolegët e tyre të majtë se kanë prishur procesin, duke u ankuar dhe duke marrë në telefon dhe më pas duke ikur nga komisioni i qendrës 3052, bashkë me vulën e sekretarit.

Alibia e tyre është se komisionerët e PS-së e bënë qëllimisht këtë inskenim, pasi e panë se po vinin shumë votues dhe që të gjithë donin të votonin për PD-në, sepse thonë ata, Ruzhdia, ka votuar gjithmonë djathtas.

Por Prokuroria dhe Gjykata nuk ndajnë të njëjtin mendim. Ato i kanë akuzuar për disa vepra penale, komisionerët e djathtë, të cilët edhe sot, gati…

Bardhi Sejdarasi

Për hir të së vërtetës unë kam qenë më i vëmendshëm kur fliste Sali Berisha, ndërsa nuk e kam pasur të njëjtin interes kur flet Kryeministri ynë. Nuk është se kjo që po them është një diskordancë apo lojë fjalësh. Jo! Ja sepse: Kryeministri ynë foli pak ditë më parë për “Shqipërinë që po vrapon” dhe duke iu referuar një SMS-je në celularin e tij tha se iu dërgon “Një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha bizneseve shqiptare, të cilat shënuan në dy muajt e parë të vitit një rritje rekord të prodhimit dhe eksporteve të tyre. Shqipëria po vrapon në këto dy muajt e parë të vitit”, tha Kryeministri ynë. Por në fakt nuk ishte tamam si në SMS-në e Kryeministrit, që ia kishin çuar me…

(Hysen Ibrahimi, KOSOVA në zemrën e mërgatës në Suedi, Prishtinë 2009, 289, f.)

Popullit e atdheut mund ti ndihmojmë ne tri mënyra: Me dituri, me pasuri dhe me
trimëri (me jetë), duke sakrifikuar jetën për të. Në muajt e fundvitit 2009, doli nga
shtypi libri i autorit dhe veprimtarit, Hysen Ibrahimit, pjesëtar i mërgatës shqiptare në
Suedi, me titull: ”KOSOVA në zemrën e mërgatës ne Suedi”, ku spikaten mënyrat e format e
veprimtarisë së kësaj mërgate gjatë viteve 1998-2009, ku vihet në spikamë, përveç aktiviteteve
kulturore në këtë diasporë edhe ndërgjegjja humanitare në fuksion të çështjes kombëtare.

Hysen Ibrahimi me studiues kosovare
Në foto nga e majta: Prof. dr. Mehmet Rukiqi, plotolog, Hysen Ibrahimi dhe

Shefqet Dibrani: Poezia e Sadik Krasniqit

Sadik Krasniqi „OFSHAMË NË URNË“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinë 2008, faqe 96. ISBN 978-9951-06-210-7

Shefqet DIBRANI

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Poeti Sadik Krasniqi në përmbledhjen poetike „OFSHAMË NË URNË“, ka artikuluar motivet dhe dramën jetësore të poetit në mërgim, dramë të cilën e ndërlidh me zhvillimet dhe aktualitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Me gjithë nuancat e theksuara të poezisë që merren me zhvillimet nacionale, një tufë e tërë e poezive të këtij autori kanë motive lirike të cilat bashkë me të tjerat kanë bërë për të besuar se ky poet (si gjithë poetët tjerë) të shprehë sinqeritet dhe përkushtim për të regjistruar jetën e tij, qoftë në…

Shekulli Online, 12.03.2010

TIRANË – Instituti i Statistikave ka manipuluar shifrat mbi rritjen e çmimeve, inflacionin, zhvlerësimin e lekut, etj. Partia Socialiste ka vendosur ta padisë këtë institucion, për veprën penale të manipulimit të shifrave dhe falsifikimit të vazhdueshëm të të dhënave të ekonomisë.

Lajmin e bërit të ditur sot, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili tha se kjo përbën një krim dhe ky krim mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme në planin e stabilitetit social.

“Po hyjmë përditë e më thellë në tunelin e errët të një krize ekonomike që mbulohet me shifra të rreme, me të dhëna të falsifikuara dhe me prapagandë premtimesh absurde. Ne po studiojmë mundësinë e ngritjes së një padie penale për INSTAT”, u shpreh Rama.

Referuar të dhënave…

Vera DUSHI

Me qëllim rikolonizimin e vendbanimeve shqiptare, sllavo-maqedonët kanë shpikur një plan tepër të egër: të ndërtojnë shtëpi për ushtarakët sllavë dhe t’i vendosë në Kërçovë dhe Tetovë.

Ky vendim i pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas është i fundit nga rradha e manifestimeve antishqiptare me synim e rritjes artificiale të elementit sllav në trojet shqiptare dhe ushtrimit së presionit fizik ndaj shqiptarëve.

Sipas “marrëveshjes së Ohrit”, kur një vendbanim ka 40% popullatë shqiptare, kjo gëzon disa të drejta.

Në qoftë se nuk ka 40% të popullatës si popullatë shqiptare, nuk i gëzon. Ideja e rritjes së numrit të popullatës sllave ka kështu përmbajtje antishqiptare: të zhduket çdo gjurmë shqiptare, siç është në zonën e Manastirit, ku ka 22% popullatë shqiptare dhe nuk gëzon asnjë të drejtë…

Afrim Krasniqi

Nga: AFRIM KRASNIQI

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 3 të saj thekson se shteti shqiptar ka për bazë, veç të tjerash edhe “respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut”. Sipas saj, “e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”, dhe se këto të drejta “janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”. Në Kushtetutë gjithashtu citohen edhe paketa të tjera konkrete që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe detyrimin shtetëror për mbrojtjen e tyre, përfshirë të drejtën e lëvizjes, besimit, mendimit, korrespodencës, gjykimit të drejtë, të drejtat politike, barazisë, mosdiskriminimit etj. Në funksion të saj janë edhe…

Sokol Pepushaj

nga Sokol Pepushaj

Haberi
Shkodra dëshmon të jetë djepi i kulturës, i harmonisë fetare mes besimeve…, mund ta niste një reportazh një gazetar i pavjerrur.
Shkodra është kthyer në kantier ndertimi apo bum investimesh… ky qytet është shkatërruar nga socialistët (megjithëse asnjëherë nuk drejtuan as bashki as patën deputetë tu ndihet zëri), një tjeter afër pozitës.
Ndersa gazetarët opozitarë shumë- shumë mund ta titullonin reportazhin:
“Kërkohet hapja e kutive, ish të përmbyturit tashme janë përmbytur prapë” e ndonjë tip broçkulle të tillë.
Asgjë më shumë se kaq nuk kam lexuar në këto 20 vjet, përjashto një shkim nga Arben Çokaj me një titull diçka të tillë: “Stambolli digjet, kurva krihet”.
Askush nuk foli për…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats