Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 11 Mars 2010

Preç Zogaj

Preç Zogaj, 11.03.2010

Falë tyre, prej dy dekadash tashmë, ekonomia e Shqipërisë shtrihet në Greqi, në Itali, në thellësi të Europës, deri matanë oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.

Janë emigrantët zgjatimi i kësaj ekonomie pa fizionomi; janë të larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, në një ikje që nuk ka shoqe në histori, me “anijet” e ambasadave të huaja, me anijet e flotës tregtare, me skafe, me not, me tokë, me zvarritje, me marshime të gjata nëpër male, natën, ditën, në shi, në dëborë, në vapë, në uri, në rraskapitje. Ikja e secilit është një odise më vete, e denjë për penën e Xhek Londonit.

Por, të gjitha këto…

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Prej dje në numrin e telefonit të redaksisë së Faktor Plus kanë mbërritur mbi një mijë sms, të cilat kryesisht kërkojnë t’u verifikojmë numrin e Identitetit të kartave të tyre. Në panik janë futur sidomos emigrantët tanë në Itali dhe Greqi, të cilët u detyruan thuajse dhunshëm nga qeveria të marrin pasaportat biometrike para vitit të ri, dhe tani mund të kenë në duar një dokument të pasaktë.

Nga verifikimet që ne arritëm t’u bëjmë sms-ve dhe numrave të Kartave të Identitetit që dërguan, na rezulton se së paku 40 për qind e tyre është gabim, një shifër kjo shokuese për të cilën urojmë të mos jetë një…

Mustafa Nano

Mustafa Nano

Në një shkrim timin të para do javëve, krizën e sotme të politikës shqiptare, e shihja edhe si ballafaqim të dy vizioneve, të vizionit demokrat që sublimon garën elektorale në kurriz të rregullave të lojës (në këtë pozicion kemi socialistët tanë), e të vizionit liberal që sublimon rregullat e lojës e vendimet e institucioneve në kurriz të së vërtetës elektorale (në këtë pozicion kemi demokratët tanë). Sigurisht, sforcohesha jo pak për ta parë kësisoj, pasi të gjithë e dimë që këtej nga anët tona nuk ndeshen demokratët me liberalët; ndeshen në fakt dy kampe që gjakojnë pushtetin. Kaq.

E theksoja këtë karfosje kinse vizionesh, ngaqë po shihja edhe të huajt të…

Hysen IBRAHIMI,11.03.2010
Förslöv-Suedi
hysenib@hotmail.com
hysenib@yahoo.com

Dërguar: ismet hebibi (dr.ismet_hebibi@hotmail.com)

(Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi)

Forma e të krijuarit pozi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike. Edhe zgjërimi i tyre mund të humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri dhe përpikëmiri. Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me…

(kushtuar tezakut tim Krist Ramaj-t, veprimtarit të palodhshëm të çështjes sonë kombëtare)

Lotët më shkojnë gurrë
Si n’atë ditë të zezë
Edhe sot
Edhe nesër
E gjithmonë
Deri në çastin e vdekjes sime

Atje në Stubëll
Një trup i mbetur pa jetë
Ishte rrezuar përdhe
Na kishte lënë lamtumirën
Në këtë botë të zezë
Për të shkuar n’amshimin e lumturuar
Nga froni i dashurisë
Në Parajsë
Bashkë me shenjtërit e urtë
Ta lut Zotin për ne
Për tokën tonë të bekuar
Për Dardaninë e shenjtë
Për mbarë Ilirinë

Më kujtohet sot
Në këtë 11 mars të historisë sonë të re
Kur u ngritëm bashkë
Me elitën revolucionare të Dardanisë
Të kërkojmë liri
Dhe mvetësi
-
Sot i kemi të gjitha
Këtu në tokën…

Reagim për mjetet pamo-dëgjimore mbi çështjen: don Anton Kçira

nga Don Marjan Ukaj, Toronto

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë!

Në rend të parë e lus Zotin t’u bekojë kudo që gjindeni dhe të Ju dhurojë paqen për ta kuptuar drejt dhe mirë mesazhin e këtyre rreshtave që po Ju shkruaj.

Ditëve të fundit jemi tronditur nga një lajm i shpërndarë përmes Youtube, të cilin e kundërshton çdo njëri në këtë rruzull tokësor, pa dallim feje dhe kombi. Më lejoni t’u shprehi konsideraten time të thellë të gjitha Institucioneve të Popullit shqiptar, fytyrave të ndritura të Kombit, si dhe popullit mbarë për gjakftohtësi dhe maturi në këtë rast të veçantë dhe unik në historinë tonë kombëtare, ku, padashje, në shënjestër gjindet njëri nga patriotët më të…

Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Albanian League of Prizren
Kryesia me Qendër
New York, U.S.A.

Nuk mund të gjykohet negativisht nga pjesë të shkurtuara të një videomontazhi

Deklaratë mbështetëse për punën dhe veprën e madhe atdhetare e fetare të klerikut të shquar Dom Anton Kçira

Ne Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke parë vidion e montuar dhe të hedhur në internet para disa ditëve, jemi shumë të shqetësuar dhe indinjuar për shkëputjen e frazave dhe vendosjen e fotografive fyese të Sllobodan Milosheviqit, në mënyrë që të diskriminojnë dhe poshtërojnë figurën e madhe të shërbestarit të shquar të Atdheut dhe Fesë, bashkëpunëtorit dhe aktivistit tonë të palodhur klerikut katolik Dom Anton Kçira.

Liderët e Kosovës kanë kontaktuar këto ditë Dom Antonin
dhe e kanë mbështetur në punë e tij fetare e atdhetare

Nga Ekrem Bardha*, Detroit (MI)

Gjatë një takimi në Michigan me bashkëatdhetarët tanë para disa vitesh, Dom Anton Kçira pasi ishte shume I revoltuar me shqiptarët, të cilët u gjykuan për vepra terroriste në Fort Dix në Neë Yersey, mbajti një fjalim emocional dhe fjala e tij e thënë në një moment të tillë, këto ditë është keqkuptuar nga një numër bashkëatdhetarësh.

Ekrem Bardha ne konference me Clinton

Kush e njeh Dom Antonin e di se kush është ai: njeri fetar e kombëtar, që nuk ka pushuar gjithë jetën e tij për të mbjellë harmoni…

Faktori Plus

Nga “Faktori Plus

Qeveria shqiptare po kërkon të bëjë propagandë në vend të që të plotësojë detyrimet që ajo ka përballë shtetasve shqiptarë lidhur me dokumentet e identitetit. Nesër në Kuvendin e Shqipërisë, shumica parlamentare do të paraqesë dhe do të miratojë një projektrezolutë, e cila mbështet punën e qeverisë për liberalizimin e vizave. Propozimi, i cili i ngjan më shumë një provokimi ndaj opozitës se sa një nisme që vlen për diçka tjetër, në të vërtetë nuk qëndron as politikisht dhe as teknikisht. Propozimi nuk qëndron politikisht, pasi në kushtet e plotësimit të standardeve për vizat bëjnë pjesë dhe funksionimi i demokracisë dhe të drejtat e njeriut, që kjo qeveri po i shkel…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats