Blendi Kajsiu

Blendi Kajsiu, 09.03.2010

Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosja” janë një shembull i shoqërisë civile, që del jashtë modelit që prej vitesh financohet dhe promovohet, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Është një shoqëri civile që nuk është nën kontrollin e faktorit ndërkombëtar, që nuk financohet apo promovohet prej tij. Është një shoqëri civile që nuk merret me trajnime, workshope apo fushata ndërgjegjësimi në hotele luksoze. Është një shoqëri civile që nuk jeton me projekte, seminare dhe konferenca. Është një shoqëri civile që nuk i mban ison asnjë ambasadori apo donatori, duke përsëritur klishetë e zakonshme të demokratizimit, integrimit, ndërgjegjësimit, institucionalizimit, apo të ndonjë imi tjetër. Është një shoqëri civile që sistemin aktual në Kosovë…