Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 7 Mars 2010

Arben Rrozhani

Arben Rrozhani, 06.03.2010

Para pak javësh, qeveria shqiptare mori angazhimin për të bërë regjistrimin e popullsisë, ku midis të tjerave, do të ketë edhe deklarimin për fenë.

Qeveria shqiptare ka dhënë garanci se kjo nuk do të cenojë aspak sovranitetin e vendit, aq shumë të rrezikuar nga precedenti i mëparshëm i marrëveshjes detare, kur në mënyrë skandaloze qeveria shqiptare i jepte pjesë të konsiderueshme të hapësirës detare dhe të shelfit continental.

Ashtu si edhe në këtë rast, qeveria ka nxjerrë alibinë e ecjes drejt afrimit me standardet e Bashkimit Europian, ku synon të aderojë edhe Shqipëria.

Por, nuk është e vështirë të dallosh frikën se pas regjistrimit me…

Bardhyl Ukcamaj, Tuesday, March 2, 2010
nga libri “Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor

Hasan Prishtina mbi varrin e tij do të shprehej: “Fli i qetë Gurakuq , shpagën tande do ta marrim me përparimin e Shqipnisë”.

Fishta, Mjeda, Gurakuqi

Studimi i veprimtarisë së Luigj Gurakuqit është i nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë sadopak dijeni për historinë e shtetit të shqiptarëve. Luigj Gurakuqi është njëri prej themeluesve më të rëndësishëm të këtij shteti. Luigj Gurakuqi (në vetëdijen e autorit) është figura më emblematike e patriotizmës shqiptare dhe studimi i veprës së tij ndrit pjesë të historisë sonë. Kjo është arsyeja që në këtë libër është lënë një vend më vete për këtë liberator…

Adrian Thano

Adrian Thano, 06.03.2010

Z. Ministër i Brendshëm,

Në gazetën e djeshme “Panorama” keni botuar një replikë me një shkrim të Rudolf Markut në gazetën Shekulli. Së pari ju kërkoj ndjesë lexuesve të Shekullit sepse po reagoj në kushtet kur ata nuk e njohin përmbajtjen e replikës suaj, por vetëm shkrimin që shkaktoi replikën, pra opinionin e z.Marku.

Sipas rregullave etike, që ju thoni se i kini në zemër, mund ta kishit sjellë replikën në “Shekulli”. Ne do ta kishim botuar. Ju nuk e bëtë këtë gjë, duke dëshmuar mungesë respekti ndaj lexuesve të Shekullit. Arsyet nuk ka nevojë t’ua them unë. Ato kanë të bëjnë edhe me “minjtë dhe mbretërorët”; këtu bashkohem…

Nga BESNIK GJONGECAJ

Një sy i vëmendshëm, i cili arrin të vendosë brenda fokusit të tij krejt Shqipërinë në ekzistencën e saj që pas viteve ‘90, dallon ekzaktësisht atë që një sy sateliti prodhon si imazh kur e vështron planetin nga hapësira: turbulenca, përplasje rrymash, pështjellim, një anarki ngjyrash, lëvizjesh, pluskimesh. Ata që e komandojnë satelitin kanë komfortin e arritur me mundim prej vitesh të shpjegojnë logjikisht të gjithë këtë pikturë surrealiste. Banorët dhe zotërit e këtij vendi, pra shqiptarët, megjithëse kanë të bëjnë me një vend fare të vogël dhe të thjeshtë në krahasim me gjithë këtë planet dhe shoqëritë që ai mbart, akoma edhe sot nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh në Shqipëri. Sa më shumë që përpiqen për ta gjetur këtë, aq…

Nga Linda, E shtunë, 06 Mars 2010

Nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se mund të thirreshin përballë në një emision si “Opinion”-i, të ftuarit e nderuar nga Maqedonia dhe treshja, tashmë e kompromentuar dhe antishqiptare Velo, Misha, Lubonja. Vetëm Fevziu e bën këtë. Si mund t’i ftosh miqtë dhe t’i fyesh në shtëpinë tënde, more Fevziu. A i di zakonet shqiptare more burrë. Si mund t’i ftosh shqiptarët, që kanë 100 vjet që luftojnë dhe aspirojnë për liri, dhe ju bën moral të bëhen maqedonas, apo sllavë maqedonas, siç i themi ne në këtë Gazetë, sikurse ju bëri thirrje Lubonja. (As që nuk dinë se kush janë maqedonasit dhe vazhdojnë me termat sllave të përvetësimit të Maqedonisë).

Si mund t’i kuptoni ju ata shqiptarë, pa…

Rexhep Meidani

Rexhep Meidani, 06.03.2010

A ka kuptim “kërcënimi” disa herë në ditë, për muaj të tërë?! Nuk mund të mohohet në asnjë rast transparenca kur pretendohet për një sjellje demokratike. Madje, pa dyshim, i duhet besuar asaj në mënyrë të shumëfishtë. Mbi të gjitha, duhet bërë çmos që ajo të jetë pjesë përbërëse e çdo veprimi dhe procesi. Për më tepër, duhet luftuar që kjo transparencë të kthehet në një element të domosdoshëm të zhvillimeve të gjithanshme, politike-institucionale dhe social-ekonomike të vendit. E njëjta gjë mund të thuhet për proceset, zhvillimet e nismat politiko-partiake, për aksionin partiak, përfshirë protestën dhe reagimin, kompromisin dhe tolerancën. Por, ama, jo një proces virtual dhe një deklarim e kërcënim…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats