Preç Zogaj, 05.03.2010
Të bësh politikë të jashtme, do të thotë të bësh edhe të brendshme. Dhe anasjelltas. Këto dy fusha ndërthuren, janë pjesë e së tërës. Por, unë nuk e kam fjalën për këtë ndërthurje, që është organike, e natyrshme.
E kam fjalën për “politikën e jashtme” që bëhet si pjesë e luftës politike me opozitën, dhe opozitarizmin, për t’u marrë terren apo për t’iu thyer hundët atyre që nga Bruskeli, Uashingtoni, Roma, Parisi, Strasburgu e tjerë.
Në fakt, kjo ka qenë dhe mbetet substanca e politikës së jashtme provinciale të shumë zyrtarëve të lartë shqiptarë. Kur nisen drejt ndonjë vendi Perëndimor (me Lindjen nuk funksionon), ata kanë në mendje pikësëpari…