Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 4 Mars 2010

Rudolf Marku

Rudolf Marku, 04.03.2010

1.
Në Londër, në pjesën jugore të Hammersmith Bridge, jo shumë larg nga shkolla e njohur Saint Paul, shtrihet Barns, pjesë e Lagjes Richmond Upon Thames.

Është ajo pjesë e Londrës që i pëlqente më së shumti shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway, aq sa, gjithsaherë vinte në Londër, do gjente kohë të ndodhej dhe këtu (sipas dëshmisë së gruan së tij, Martha Gellhorn, të cilën kam pasur fatin ta takoj rastësisht në Trafalgar Sqaure disa muaj para vdekjes së saj).

Këtu, në Barns, jeton prej vitesh dhe një familje shqiptare, Iliri, e shoqja, Lola, Bukuria dhe Jonida, vajzat e tyre binjake, dhe Baby Mathew. Ose më saktë, vazhdojnë të jetojnë…

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,shpall konkursin e letersisë “Pena e artë”.
Kjo garë,deklarohet e hapur në gjininë e romanit, tregimit, poezisë, përkthimit dhe publicistikës.
Në konkurs, pranohen të marrin pjesë vetëm autorë, anëtarë të shoqatës, veprat e të cilëve, janë botuar gjatë segmentit kohorë 2006-2009.
Qëllimi ynë është,që ta orientojmë lexuesin drejt vlerave më të mira në letrat shqipe brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe të stimulojmë autorët për nxitje drejt një krijimtarie sa më cilësore e të vazhdueshme.
Shuma e caktuar për secilin fitues, do të jetë $ 500.00
Fituesit do të shpallen gjatë takimit të radhës,i cili pritet të zhvillohet kah fundi i muajit maj në Nju Jork.
Afati i dorëzimit të librave konkurues, përfundon me dt.15 mars 2010.
Autorët konkurentë, janë të lutur të nisin me postë nga…

Skënder Minxhozi

Skënder Minxhozi

Paska qenë e thënë që krizat elektorale në Shqipëri të kenë emra fshatrash myzeqarë. Dushku dhe Ruzhdia, dy lokalitete që vështirë se i gjen nëpër hartat fizike, janë sot simboli i gjithçkaje të keqe mbajnë brenda zgjedhjet në kujtesën e shqiptarëve. I pari për kombinacionet që i shumëfishuan mandatet e së majtës si në magjitë e David Koperfildit, i dyti për faktet shqetësuese që akuzojnë të djathtën dhe që lidhen direkt me temën e nxehtë të debatit për zgjedhjet, që po bllokon politikën shqiptare sot.

Historinë e djeshme (Dushkun) e dimë, atë të sotmen (Ruzhdien) po fillojmë ta zbulojmë. Në thelb, ajo që ka ndodhur këto orë, është se Prokuroria e…

ROLAND GJOZA

Rita Bumi Papa, poetesha greke, kishte mbërritur në Pogradec. Në mbrëmje ne ndodheshim te Lasgush Poradeci.

Mero Baze

Ai kishte një muaj që përgjonte ardhjen e mjellmave nga Ohri. Ato ende s’kishin fluturuar mbi liqen, sepse nuk kishte ardhur ende nata e shenjtë e qirinjve që lundrojnë mbi ujë. Vetëtin në Mal të Thatë dhe dëgjohen krojet.

Bubullin me krismë oshëtitëse, trandet liqeni, ngrihet valoma dhe ndërrojnë ngjyrat. Këto po na shpjegonte Lasgushi, kur i thamë se kishte ardhur Rita Bumi Papa dhe e kërkonte.

Nuk shkoj, nuk dua të shkoj, kush është kjo Rita Bumi Papa, Safoja moderne? U mendua sapak dhe na tha se ajo ishte vërtet poeteshë, vinte…

Nard Ndoka, 03.03.2010

Prej disa muajsh Prokuroria e Shkodrës mban pezull një denoncim të Partisë Demokristiane për zgjedhjet e 29 Qershorit.

Partia Demokristiane është e vetmja parti politike, që respektoi institucionet e shtetit, duke ndjekur etapat ligjore për denoncimin e manipulimit të votave kryesisht në Qarkun e Shkodrës.

Komisionet Zonale 40 e 42 të Shkodrës aty ku shumicën e kishte pushteti, pra PD-ja, vendosen të mos pranojnë vëzhguesit e koalicionit “Poli i Lirisë”, duke shkelur në këtë mënyrë haptazi Kodin Zgjedhor. Kjo është prova e parë, ku pushteti nuk njeh shtetin.

Kemi bërë ankimim në KQZ për rinumërim të votave në disa kuti votimi në Qarkun e Shkodrës, kanë votuar dy anëtarë të KQZ-së, por KQZ-ja ka votuar me shumicë votash kundër ligjit, pra edhe këtu…

Prec Zogaj, E mërkurë, 03 Mars 2010

Beteja politike, e reduktuar në pikën e hapjes dhe moshapjes së kutive të votimit, po zhvillohet me shumë se asnjëherë tjetër në rrafshin e së drejtës.

Pas kaq muajsh, ku secila palë ka vazhduar në llogoren e vet dhe në hesap të vet, fatin e krizës nuk e përcakton më fakti se kush e ngre zërin me shumë, kush akuzon me shumë, kush denigron me shumë, kush spekulon me shumë, kush kërcënon me shumë…

Të gjitha këto kaluan si një kohë e humbur. Në skenë tani është arsyeja, e drejta e secilës palë. Ky është efekti i parë pozitiv i rezolutës së KE-së. Problematika e debatit po pastrohet nga krundet dhe mbroçkullat.

Aktorët po merren me esencën. Të vetëdijshëm…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats