Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 3 Mars 2010

Problemi me Lubonjën është se ai injoron, ose e fshin nga kujtesa përdorimin dhe kuptimin kryesor dhe më të përhapur të fjalëve “komb” dhe “kombësi” në gjuhën shqipe, kudo që jetojnë shqiptarët

Nga Shkëlzen Maliqi, E martë, 02 Mars 2010

Përgjigje Fatos Lubonjës

Gjuha është instrument kryesor i komunikimit mes njerëzve dhe ajo vazhdimisht zhvillohet dhe pëson ndryshime, veçse nuk lejon arbitraritet – që zhvillimi dhe ndryshimi të bëhet sipas tekave ose imponimeve të dikujt. Kjo do të thotë se gjuhët kanë strukturën, rregullat dhe leksikun që është i ngulitur, kurse prurjet e reja dhe korrigjimet zakonisht sedimentohen mbi strukturat ekzistuese. Nga përvoja e dimë se për shpjegimin e fenomeneve të reja e të panjohura i shfrytëzojmë ngjashmëritë dhe analogjitë me fenomenet tashmë të njohura, prandaj edhe…

Refleksione rreth romanit të Ben Blushit, “Otello, Arapi i Vlorës”

Faik Islami, shkrimtar, 02 Mars 2010

Ministria e Kulturës, nëpërmjet një ceremonie festive për gjininë e romanit, ia dhuroi vendin e parë Ben Blushit, me romanin e tij të ri “Otello, Arapi i Vlorës”. Prisja që te krijuesi Blushi të gëlonin idetë sociale, reagimi ndaj fenomeneve negative të kohës, që përjeton shoqëria, sidomos shtresa së cilës i është përkushtuar. Mendova se do të kishim të bënim me një vepër me karakter të thellë shoqëror, me ide politike aktuale të hapura, jashtë shpjegimeve jo fort të qarta e të sakta, eklektike, përtej surealizmave (që pak u kanë dhënë shtresave në nevoja të mëdha, që kurse ky lloj arti, i cili u shfaq në pikturë dhe poezi qysh…

Nga Alfred Peza, “Ora News

Mirëmbrëma zoti ambasador, faleminderit që pranuat ftesën që të jeni sonte në emisionin “Ora e intervistës” dhe në televizionin “Ora News”.

John Withers

Faleminderit shumë Alfred, është një privilegj i vërtetë për mua që gjendem këtu. Para së gjithash do të dëshiroja t’ju thosha gëzuar ditëlindjen, u bëfsh edhe 100.

Faleminderit, e kemi nisur me një surprizë, por edhe unë kam përgatitur disa surpriza për ju. Unë do të doja që ju të më përgjigjeshit dhe të më thoshit se shumë e shumë vite më parë, duke kaluar në Karolinën e Veriut dikush dëgjoi një këngë, ajo këngë thoshte: “Zoti im çfarë agimi, zoti im çfarë agimi, zoti im

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Në vitin 2005, kur erdhi në pushtet, Berishës i duheshin doemos shembuj të fortë se do të ishte i angazhuar në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe për të krijuar një bilanc bindës, ai ndërmori një fushatë të pashembullt arrestimesh ndaj gjithë ish-grupeve mafioze, të lidhura deri në atë kohë me politikën, që ishin bërë të paprekshëm. Kjo e bindi ndjeshëm opinionin publik se ai po mbante një distancë prej tyre dhe po i luftonte ata.

Por nuk kaluan as dy vjet dhe Berisha u dorëzua. Grupe të tjera trafikantësh dhe linja droge nisën të gjallojnë, por Berisha dhe qeveria e tij nuk u pa më…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats