Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet e publikuara në 1 Mars 2010

Gazeta “Dielli”, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra”, më e vjetra gazetë e shqiptarëve, jo vetëm në SHBA, në numrin e saj të shkurtit, trajton tema të aktualitetit, veprimtari, tema që shqetësojnë komunitetin shqiptar të Amerikës si dhe tema historike.
Festimet e përvjetorit të dytë të Pavarësisë së Kosovës zënë faqet kryesore të këtij numri,Kozeta Zylo, Beqir Sina dhe vete redaksia kane bere te mundur pasqyrimin e ketyre veprimtarive. Vatra kishte ftuar me këtë rast në SHBA, akademikun Mark Krasniqi, i cili ishte dhe folësi kryesor i kësaj mbrëmjeje.
Në faqen e parë gazeta boton një ekstrat nga shqetësimet e Prof.Mark Krasniqit, i cili shpalosi para komunitetit shqiptar, jo vetem paradën e sukseseve e entuziazmin e festes, por mbi të gjitha shqetësime të tilla si:
- Kosova mbetet e rrezikuar dhe…

Dr. Nail Draga

Nga Dr. Nail Draga

M.Edith Durham, Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve, Botoi: Arbëria, Tiranë, 2009

Botimi i veprave të ndryshme të autorëve të huaj dhe sidomos prezantimi i tyre opinionit te përkthyera në gjuhën shqipe paraqet moment të veçantë për opinionin kulturor. Sepse si e tillë ajo vepër nuk e ka më përdorimin e kufizuar të saj, por ajo bëhët pronë e të gjithë atyre që kanë shprehi dhe interesim për avancimin e çështjeve dhe njohurive përkatëse në aspektin personal dhe ate profesional. Dhe pas rënies së sistemit monist tek shqiptarët për të parën herë në shqip të plota janë duke u përkthyer vepra të autorëve të huaj të cilët…

Nga Express, më 28.02.2010 në ora 16:04

Në një intervistë për Alsat, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se përmes gjykimit të tij, EULEX-i po synon ta ndalojë qëllimin e kësaj lëvizjeje për përfshirjen eventuale në politikë me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Albin Kurti

Këto komente Kurti i bëri në kohën kur Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës së Qarkut po e kërkon atë në mënyrë që ta detyrojë të merr pjesë në seancat gjyqësor kundër tij. Por, Kurti ka mohuar mundësinë e dorëzimit të tij në polici, dhe pjesëmarrjen në seancën e radhës gjyqësore, e cila do të mbahet…

Asllan Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Shtutgardi gjithnjë i organizuar me aktivitete kombëtare, pikërisht para dy vitesh në të njëjtën kohë që u shpall Kosova shtet në vete shqiptarët e Shtutgardit u tubuan në sheshin e qytetit rreth 6.000 veta që ishte një organizim shumë i veçantë në shtetet e Evropës pas dy vitesh u krijua rrëmuje për për ta shënuar përvjetorin e dytë

Pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosovës ne Shtutgard-Filderstadt 2010
Në mbrëmjen e 19.02.2010 ne Shtutgard të Gjermanisë u shënua dy vjetori i pavarësisë se Kosovës ishte një mbrëmje shumë e veçantë dhe e gëzuar për çdo njërin, ishte një mbrëmje që krijoj vështirësi t’i përballoj një fluksi…

Dr. Moikom Zeqo

Dr. Moikom Zeqo

IDETË I KEMI SI SYZET
Woody Allen

Që në fillim e them se jam për fuqizimin e opozitës, jo për dobësimin e saj. Opozita është mrekullia e pluralizmit politik, e mohuar dhe e asgjësuar në sistemet totalitare. Kriticizmi i opozitës është jo vetëm katarsis, shpresë, por dhe pllenimi i të gjitha zhvillimeve të reja.

Opozita nuk është instrument, është konceptualitet. Për shkak të qarkullimit të pushteteve atributi dhe statusi i opozitës lëviz, madje konvertohet. Çdo opozitë vjen në pushtet, pra e humb atributin e mëparshëm, për t’u larguar nga pushteti, për ta rifituar përsëri këtë atribut. Karakteri instrumental i opozitës nuk është i vijueshëm, ndërpritet, për të rifituar…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats