Fjala e Lirë

E para ishte fjala… në Shkoder.net…

Shfleton postimet në Artikuj

Elton Xhanari, 09.09.2010

“Dëbimi im nga partia që themelova bashkë me Berluskonin, është qesharak. Mjaftuan dy orë mbledhje, pa prezencën time, dhe një motivacion që u përket faqeve më të errëta të stalinizmit.” Kështu foli të dielën Xhanfranko Fini, presidenti i Dhomës së Deputetëve, dhe lideri i forcës politike më të re në gjirin e së djathtës italiane.

Kanë kaluar vetëm dy vite që kur Aleanca Nacionale (Fini) dhe Forca Italia (Berluskoni), u shkrinë në një parti të vetme (Populli i Lirisë), e cila triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme. Thamë që kanë kaluar vetëm dy vite, por tashmë, pranvera e 2008-ës, duket prehistori.

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, përveç njërës. Silvio Berluskoni është…

Preç Zogaj, 09.09.2010

Shndërrimi i rrufeshëm në euromilioner i ministrit Dritan Prifti i ka lënë pa gojë mjeshtrat e retorikës antikorrupsion të qeverisë. Po të kërkonte kjo qeveri një këshillë se si mund të dilet me sa më pak dëme nga rrethimi i aferave të këtij lloji, këshilla më e mirë që do t’i jepte një mendje djallëzore do të ishte anekdota e anijes me balenat. Për të shmangur ndekjen nga balenat , kapiteni urdhëron hedhjen në det të disa fuçive boshe.

Balenat, në vend që të ndjekin anijen, ndjekin fuçitë. Zbërthimi i kësaj anekdote në rastin tonë do të ishte ky: mënyra më e mirë për të çarë rrethimin e akuzave…

nga BELINA BUDINI, 04 Shtator 2010

Nëpërmjet mediave, por pa ndërhyrjen e tyre… Ky është stili i PR-it si i vetmi aktivitet politik që dominoi politikën e verës në Shqipëri dhe po vijon për inerci edhe në këto ditë të para vjeshte. Metoda e politikës së foltores nuk është më thjesht një shfaqje bajate, pasi ka marrë përmasa shqetësuese duke kompromentuar në këtë praktikë edhe mediat, që i ka tërhequr në lehtësinë e vet të papërballueshme. Megjithëse nuk është dukuri edhe aq e re në qytet, për shtrirjen dhe intensitetin që ka marrë meriton vëmendje dhe qasje kritike. Si forma të aktivitetit…

politik “made in Albania”, këto “dalje në media” vështirë se…

Shkruan: Shefqet DIBRANI

1.
Feja në shoqëri gjithmonë është trajtuar si çështje personale, si çështje indivduale dhe si një përcaktim individual që ka burim jetën fetare e religjoze të njeriut. Feja ka jo vetëm uzdajën dhe besimin në Zot si përcaktim hyjnor dhe i vetëm, por më shumë ka qëllim për ta shpëtuar njeriun nga gabimet përkatësisht mëkatet, sepse duke besuar në gjëra të papashme ai nuk do të bëjë gabime nuk do ta lëndoj tjetrin ashtu siç ka thënë edhe Nëna Tereze, se ai para se të veprojë duhet të mendojë më parë veten në fytyrën e tjetrit.

Teoria mbi fenë është trajtuar gjërë e gjatë dhe nuk kemi qëllim të mirremi me këtë çështje…

Albin Kurti, 03.09.2010

Politikanë vendës e ndërkombëtarë thonë që ndërmarrjet publike duhet të shiten meqë po vidhen. Ky është dorëzim i shtetit para hajnave. Meqë nuk qenka e mundur të ndalen hajnat, u dashka ta shesim atë që hajnat patjetër do ta vidhnin! Por, a nuk e konfirmon mu kjo qasje privatizimin si vjedhje, si kopjim e imitim që iu bëhet hajnave?

Privatizimi përherë i nxituar në Kosovë po bëhet thuajse ndodhemi para ndonjë apokalipsi. Gjithçka duhet shitur shpejt pa marrë parasysh çmimin. Njëfarë vetëdije paniku paraapokaliptik.

Janë neoliberalët ata që neoliberalizmin si njëra nga alternativat doktrinare për zhvillim ekonomik, duan ta paraqesin si nevojë të ngutshme për zhvillim ekonomik. Kjo…

nga Sokol Pepushaj, 03.09.2010

Dje, tek mejhana e bashkise Shkodër, lypësi i përditshëm, pasi nuk po i jepte kush lekë, bërtiste: Poshtë komunistët, nuk do votoj kurrë më për ta, dhe rendiste emra politikanësh, Skënder Gjinushi, Bashkim Fino, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Sali Berisha…

Ky burrë që flet vërtet rrjedhshëm dhe i njeh nga afër këta e shumë të tjerë, mesohet se ka nëntë vjet që nuk firmos më në bordoro, pasi në 2001-shin thotë se e larguan politikisht nga puna komunistët e Nanos. Ai është shumë krenar që ka marrë pjesë në vitin 1997 në rrugëzënien e kryeministrit të atëhershëm Bashkim Fino, në Bushat. Ai është shumë krenar që ka fotografi…

– nga MENTOR NAZARKO, 31 Gusht 2010

Tani që dita e seancës së OKB-së për Kosovën po afron dhe kur parashikohet me gjasë një humbje e tekstit serb, një humbje e Serbisë në përplasjen e dytë me perëndimin, në terren po shihen zhvillime. Kur përdorim konvencionin “terren”, i referohemi situatës së vendeve të interesuara drejtpërdrejt për të ashtuquajturën projektrezolutë – Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë.

Faktorët institucionalë në Shqipëri po grinden se kush do të shkojë në New York dhe kush do ta drejtojë delegacionin, anipse falë maturisë së Presidentit Bamir Topi nuk po shihet gjë në publik. Protagonizmi i tepruar i Sali Berishës, i cili dikur në opozitë qortonte Kryeministrin Majko pse…

Ndue Ukaj

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme. Në të vërtetë, Nëna Terezë nuk bëri shpikje shkencore si Albert Ejnstein, nuk i ndërroi kahet e botës si Bill Gejtsi, nuk ishte e famshme për role filmike e vepra shkencore, madje s’u shqua as për fuqi politike dhe forma tjera veprimtarive të zakonshme. Mirëpo, Ajo ishte e madhe për diçka tjetër, të pazakonshme, duke u ba e admirueshme dhe e dashur për miliona e miliona njerëz, për vlera që qëndron mbi të gjitha, për dashuri ndaj Zotit dhe Njeriut, dy postulatet e jetës dhe veprës së saj. Ajo, i…

Ndue Ukaj

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botohet për herë të parë një fjalor simultan me pesë gjuhë, ku shqipja është kras anglishtes, spanjishtes, italishtes, guaranishtes.
Bashkimi i disa gjuhëve, brenda një fjalor, me titull “Simultaneous Dictonary in five languages”, hartuar nga studiuesi shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Peter Tase, përbën një risi kulturore, gjuhësore dhe leksikografike.

Ky fjalor është një mundësi e shumëfishtë për çdo studiues, linguist, filolog, student, njeri të pasionuar, që dëshiron të komunikoi me gjuhë tjera e me bashkësi gjuhësore, identitare dhe me kultura specifike. Kësisoj, ky fjalor, me përmasën shumëdimensionale që ka dhe ofron, mbetet një mundësi e mirë që ndihmon për t’i parë dhe…

Tomë Mrijaj

(Refleksione rreth librit: “Engjëll vuajtje dhe shprese” të studiuesit dhe publicistit Klajd Kapinova)

Përjetësimi i Nënë Terezës
në veprën “Engjëll vuajtje dhe shprese”

Këtë vit mbushën 100 vjet nga lindja e personalitetit më të madh të botës shqiptare, që ishte dhe mbeti ndera dhe krenaria për të gjithë ne.
Të marrësh përsipër misionin e vlerësimit të një vepre të shkruar nga një studiues e publicist, për mua është sa e vështirë dhe një obligim për t’ia arritur me dashamirësi qëllimit.

Gonxhe Bojaxhiu e njohur tashmë nga e gjithë bota si Nënë Tereza e Kalkutës, shumë herë ka qenë me mision në New York dhe në shtete të tjera të ShBA-së. Me ftesën…

– nga Blerti DELIJA

Te pakten prej disa dekadash, ne historine e shoqerise njerezore njihen dhe pranohen ekzistenca e 4 pushteteve, teorikisht te pavarur nga njeri-tjetri. Pushteti ekzekutiv, ligjvenes dhe gjyqesor, jane tre kollonat e rendesishme te sistemit aktual te organizimit shoqeror mbareboteror, te cilit i eshte shtuar edhe media apo shtypi si kollone e katert.

Ndersa ne kushtetuta, akte ligjore kombetare dhe nderkombetare, te gjithe jane te shqetesuar qe tre pushtetet kryesore: ekzekutivi, ligjvenesi dhe gjyqesori te jene te pavarur sa me teper te jete e mundur, teorikisht “pushteti i katert” per vokacion konsiderohet i pavarur.

Pavaresi absolute i nje pushteti nga nje tjeter, nuk ekziston ne asnje vend te globit, por ne Shqiperi tashme…

– nga FATOS LUBONJA, 03 Shtator 2010

Në fillim të gushtit u nisa drejt Jugut për pushime, por njëherësh edhe me synimin që të rivizitoj vende që kam përshkruar dhjetë vjet më parë në reportazhin ese “Udhëtim midis magjisë dhe shkatërrimit”, të botuar në librin “Albanian Heritage in danger” (Trashëgimia shqiptare në rrezik) – për të bërë pra, mundësisht, edhe krahasimin e mbresave e përjetimeve të së tashmes me ato të dhjetë vjetëve më parë. Së bashku me Deborën dhe vajzën tonë të vogël, Luna, udhëtonte me një makinë tjetër edhe një çift miqsh, bashkëqytetarë italianë të Deborës, që vinin për herë të parë në Shqipëri, Davidi matematicien dhe Yuri, mësuese e shkrimtare…

– nga REXHEP MEIDANI, 02 Shtator 2010

Nënvlerësimi apo nënçmimi i gjërave të vogla në veprimtari, plane, skema e shqyrtime konkrete mund të çojë në situata shqetësuese, deri në gabime e dëme serioze të mëvonshme. Këtë ide mishëron shprehja “djalli është në detaje”. Në kushtet e sotme, relativisht kritike, duket sikur kjo shprehje e ilustron jo keq konceptin e derisotëm të shtetit social apo sistemin e mirëqenies sociale, në realizimin praktik të së cilit shteti merr përsipër përgjegjësi kryesore për mirëqenien e qytetarëve në çështje të shëndetit, edukimit, punësimit… rendit e sigurisë sociale. Ndryshe, ai quhet dhe etatizëm social.

Etatizmi social
Etatizmi social nënkupton një qeverisje, ku shteti luan një rol kryesor…

Don Marjan Ukaj

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX karakterizohej me luftëra të paepura për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimet e huaja. Në këtë periudhë nga trungu i popullit tonë të shumëvuajtur dolën Rilindës trima dhe mendjendritur, që me armë dhe penë i dolën zot Atdheut. Atëherë kur Qeveritë e Mëdha i coptuan trojet tona, ndërsa Kulshedra e kuqe po përgatitej ta vënte nën kthetrat e veta kombin tonë të lashtë, në një familje të tillë, në qytetin e Shkupit, me 26 gusht 1910 Zoti e solli në jetë Gonxhe Bojaxhiun, e cila më vonë u kuptua si më i madhi peshqesh për popullin tonë dhe botën.

Denis Dedej, 30.08.2010

Deputeti i PS deklaroi dje se diskutimi rreth faktit se janë apo nuk janë materiale zgjedhore fletët e votimit, është absurd

Ish-kryeministri paralajmëron: Aktualisht jemi në një kolaps politik dhe rrezikojmë stanjacionin

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shprehu dje mendimin se debati i mirëfilltë që bëhet aktualisht për transparencën e zgjedhjeve nuk është një debat profesional, se sa një debat politik.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “Shekulli”, zyrtari lartë socialist deklaroi se për mënyrën se si ka ecur procesi prej një viti është e qartë se nëpërmjet këtij debati, në një mënyrë apo tjetër, po qartësohet mënyra dhe cilësia e qeverisjes në Shqipëri.

“Aktualisht jemi në një…

Numrator falas për statistikat web | Free counter and web stats